Si e festojnë yjet e Sitit një fitore të rëndomtë? Me 22 modele!

Deri këtu të kenë arritur kampionët, apo donin thjesht të bënin jetë nate dhe kaq? Tabloidet britanike njoftojnë se futbollistët e Mançester Sitit porositën një hotel special për të vendosur aty 22 modele të ardhura nga Italia, ndërsa po të dielën fituan 6-1 në fushën e Aston Vilës, ndeshjen e radhës në Premier Ligë. Resorti turistik i prenotuar kushtonte 150 paund stërlina për një dhomë, ndërsa yjet e Sitit festuan me 22 modele të njohura të Instagramit.

Informacioni nga klubi është që lojtarët i morën leje trajnerit Pep Guardiola për të organizuar festën, ndonëse nuk është e qartë nëse katalanasi ishte në dijeni se të pranishme do të ishin edhe modelet. Duket e habitshme që një ekip i tillë, i mësuar të dalë dy herë radhazi kampion i Anglisë e të fitojë çdo kupë që i del përpara, të “lëshohet pa fre” për një sukses kaq normal si ndaj Aston Vilës. Me gjasë, ata thjesht donin të argëtoheshin (bashkë me modelet), dhe të ishin më të qetë për pjesën tjetër të sezonit ku do të synojnë Championsin, por ku do të jenë përballë Realit të Madridit në turin e dytë.

Sfidanti.al