Armando Broja është emri i ri i Çelsit, Frenk Lampard e ka në planet e tij!

E meritoi kontratën e parë si profesionist. Shqipëria shpejt do të ketë një yll të vërtetë në kombëtare, ndërsa Armando Broja mori shpërblimin e duhur nga Çelsi i Londrës. Klubi anglez, shumë i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit shqiptar, e bëri pjesë zyrtare të skuadrës së parë, ndonëse ai është vetëm 18 vjeç.

Broja ka shënuar 16 gola këtë sezon në 23 ndeshje, dhe shihet si e ardhmja e kryeqytetasve. Mediat angleze njoftojnë se ishte vetë trajneri Frenk Lampard që këmbënguli për kontratën e shqiptarit, që vlen deri në verën e vitit 2022. Pak ditë më parë, Broja shënoi golin e fitores për Çelsin U23, në derbin ndaj Totenhemit, ndonëse luajti në skuadër me lojtarë me moshë më të madhe se ai. Lampardi ka vendosur të mbështetet tek të rinjtë dhe i ka dhënë shansin në ekipin e parë disave prej tyre, si Tami Abraham, Mejzën Maunt, Hadson-Odoi apo Fikajo Tomori.

Broja, ndërkaq, është lojtar i dalluar edhe në Shqipërinë U19, ku ka luajtur disa ndeshje, duke shënuar edhe gola, dhe pritet që në të ardhmen të pjesë pjesë e Shpresave dhe e kombëtares së drejtuar nga trajneri Edi Reja.

Sfidanti.al