Liverpool-Nike, bashkëpunimi zyrtarizohet, nis në 1 qershor

Liverpool do të ndryshojë sponsor teknik duke nisur nga data 1 qershor. Klubi I ‘The Reds’, kampion Evrope dhe Bote do të lërë që kontrata me Neë Balance të skadojë dhe që nga 1 qershori do të bëhet efektive kontrata e re e nënshkruar me kompaninë e veshjeve sportive, Nike. Kjo e fundit ka akorde edhe me Celsin e Totenhemin në Angli dhe dëshironte që të fitonte më shumë terren në këtë vend teksa pa që humbi pak nga pak kundrejt rivalëve të Adidas, Arsenalin, Mancester Junajtid apo Mancester Sitin. Përsa I përket Evropës, Nike ka kontrata me klube të tilla si Barcelona, PSG, Atletiko Madrid apo Inter

Përsa I përket kontratës së fundit me Liverpulin, nuk janë zbuluar as shifra e marrëveshjes së arritur e as detajet e tjera të saj që do të thotë se në komunikatë nuk flitet as për afatin e mbylljes së kësaj kontrate të re dhe as shifra që do të përfitojë Liverpuli nga ky bashkëpunim I ri. Sido që të jetë, pritet që Liverpuli të jetë një prej klubeve  me përfitimet më të larta nga akordi me Nike, ndërkohë që në këtë pikë për momentin rekordi mbahet nga Barcelona që përfiton 105 milionë Euro në vit pikërisht  nga Nike.

Sfidanti.al