‘Vidal qëndron këtu’; Barcelona blindon kilianin e ‘ngrin’ Interin

Interi  dhe Antonio Konte po shohin që t’I sfumohet përfundimisht ëndrra për të marrë Arturo Vidal. Mesfushori kilian në ditët e fundit u fol për transferimin e mundshëm te zikaltrit në merkaton e muajit janar, madje ishte shumë pranë këtij kalimi, por sipas të përditshmes ‘Sport’ që është shumë pranë Barcelonës, klubi blaugrana nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij. Gjithnjë sipas ‘Sport’, Barcelona I ka komunikuart futbollistin se nuk ka ndërmend ta largojë atë në këtë sesion të merkatos duke I vënë në dukje rëndësinë që ka ai sot për sot në skuadër.

Për më tepër, kampionët e Spanjës janë të bindur se futbollisti nuk do të bëjë lëvizje për detyruar ata ta nxjerrin në merkato që në muajin janar. ‘Sport’ thekson gjithashtu se Vidal konsiderohet I paprekshëm nga trajneri Valverde me këtë të fundit që I premtoi mesfushorit se do ta aktivizojë atë akoma më shumë.

Në këtë pikë, Interi tani duket se do të përqendrohet te Kristian Eriksen, një alternativë më e realizueshme se kiliani. Për danezin që e ëndërron ende kalimin te Reali, por që e pëlqen edhe idenë e kalimit te Interi, është bërë gati një ofertë prej 25 milionë Eurosh.

Sfidanti.al