Kristiano Ronaldo-show; tripletë ndaj Kaljarit; Juventus fiton 4-0

Juventus e lë pas krahëve  humbjen e pësuar në finalen e Superkupës ndaj Lazios muajin e kaluar që dhe këtë e bën me fitoren 4-0 në Allianz Stadium ndaj Kaljarit duke paralajmëruar Interin. Ishte kjo ndeshja e Kristiano Ronaldos që shënmoi një 3 golësh në këtë takim për Zonjën e Vjetër që mori një fitore që vlen më shumë se 3 pikë normale.

Por kjo ndeshje pati ritme të ndryshme për Juventusin. Në pjesën e parë që u mbyll 0-0, edhe pse e dominuan lojën, bardhezinjtë e patën të vështirë të gjenin golin kjo edhe për faktin se Kaljari I vendosur prapa nuk lejonte shumë hapësira. Tabloja ndryshoi në pjesën e dytë me Juventusin që me Kristiano Ronaldon gjeti golin e avantazhit për të mos u ndalur më. Portugezi vetëm pak minuta më vonë dyfishoi shifrat për Zonjën e Vjetër, ndërkohë që la gjurmën e tij edhe Higuain me golin e tretë për skuadrën torineze. Por show I Ronaldos vijoi me 34 vjecarin që shënoi një tjetër gol, të tretin personal dhe të katërtin për kampionët e Italisë.

Sfidanti.al