Zjarret në Australi, familja Morata adopton 4 koala

Rreth 200 vatra zjarri kanë gjunjëzuar pjesën juglindore të Australisë dhe katastrofa ambientale është kritike.Këtë fatkeqësi natyrore, përvec viktimave, po e vuajnë edhe kafshët e zonës të cilave po u shkatërrohen vendet ku banojnë. Për këtë arsye, motra e Alvaro Moratës, Marta Abril vendosi që bashkë me sulmuesin e Atletiko Madrid, bashkëshorten e tij, Alice Kampelo, të adoptojë 4 arushë koala.

‘Në Australi gjendja nga zjarret është shumë e rëndë. Shumë kafshë po vuajnë dhe ju mund të ndihmoni duke I adoptuar-shkruante bashkëshortja e Moratës, nënë e 2 binjakëve në rrjetet sociale teksa postoi edhe një foto të certifikatës së adoptimit bashkë me një prej dy fëmijëve të ciftit

Nga ana e saj, Marta Abril shpjegoi kauzën e saj nëpërmjet Instagramit. ‘Sic e dini, zjarret në Australi janë shkatërrimtare.po digjen shumë hectare dhe bashkë me to edhe shumë kafshë. Adoptimi  I një koale mbulon mbajtjen dhe koston e kujdesit. Fëmijët janë e ardhmja, t’u tregojmë se të qenit pjesë e natyrës është e domosdoshme’.

Sfidanti.al