Murinjo për Eriksen: Ka 3 opsione, njëra prej tyre të largohet në janar

Kristian Eriksen mund të largohet nga Totenhemi që në muajin janar dhe nuk bëhet fjalë për zë spekulativ në media, por për deklaratën e trajnerit të Hotspërs, Zhoze Murinjo që foli përpara ndeshjes së FA Cup kundër Midëlsbrout.

‘Sot për sot, Eriksen ka 3 opsione-tha Murinjo-mund të gjejë akordin me klubin për fundun e sezonit, ndërsa një opsion tjetër për të është largimi në muajin janar. Mundësia e tretë është qëndrimi te Totenhemi’.

Vetë Totenhemi që më kot tentoi të rinovojë kontratën me Eriksen duke I ofruar një pagë marramendëse, padyshim që në këtë pikë e sheh me sy të mirë një largim të danezit në sesionin dimëror të merkatos për të evituar largimin e tij me parametra zero.  Në një situateë të tillë, vlera e kartonit të futbollistit bie ndjeshëm edhe është larg vlerës reale të tij; 20 milioë Euro për të cilën folën edhe tabloidët britanike

Në këtë  pikë, klubet e interesuar për Eriksen padyshim që janë të shumtë me Realin e Madridit në krye, bashkë me Paris Sën Zhermenin dhe Juventusin, por edhe Interi është në këtë garë. Marota e nuhati këtë goditje merkatoje prej kohësh dhe ka mbajtur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit në muajt e kaluar. Objektivi ishte tentativa për të prenotuar shërbimin e futbollistit në korrik, por në këtë pikë nuk përjashtohet edhe një përshpejtim I menjëhershëm I hapave

Sfidanti.al