Arturo Vidal e humbet betejën me Barcelonën në La Liga për cështjen e bonusit të pretenduar nga futbollisti. Në fakt Komisioni I përbërë nga eksponentë të kësaj lige dhe të Shoqatës Spanjolle të futbollist vendosën që klubi katalanas nuk I detyrohet asgjë kilianit që kërkoi 2.4 milionë Euro bonuse duke e argumentuar vendimin e tyre me faktin që futbollisti bëri një interpretim të gabuar të kontratës së tij.
Vidal nëpërmjet avokatëve të tij, e kërkoi bonusin në bazë të një klauzolë të kontratës për 60% të ndeshjeve të zhvilluara, por që sipas vendimit të Komisionit ishte I interpretueshëm nga ana e Barcelonës. Aspekti kyc qëndron te minutat që duhen numëruar për të vendosur nëse futbollisti ka zhvilluar ndeshje efektivisht dhe zakonisht në kontrata gjithcka nis nga koha minimale prej 45 minutash. Vidal rezulton se jo gjithmone e ka arritur këtë minutash kështu që Komisioni e hodhi poshtë denoncimin e Vidal.
Sfidanti.al