Manxhukic prezantohet te Al Duhail: Juventus? Nuk më kishte ndodhur të mos luaja

Mario Manxhukic prezantohet te Al Duhail pasi nënshkroi kontratën me klubin nga Katari. Për kroatin, konferenca për shtyp e mbajtur me këtë rast ishte momenti pëe të folur për të kaluarën e tij te Juventusi dhe periudhën që nuk u aktivizua nga trajneri Sarri nga gushti në dhjetor 2019.

‘Mosaktivizimi? Ishte dicka e re për mua, por unë gjatë gjithë karrierës sime kam qenë një luftëtar-tha Manxhukic-kam punuar shumë për të ruajtur formën. Sigurisht që më duhet të njoh shokët e skuadrës, por ndihem mirë’.

Manxhukic nuk I kurseu fjalët e mira për Masimiliano Alegri dhe Kristiano Ronaldon. ‘Cdo trajner është ndrysge, kam mësuar shumë nga ata me të cilët kam punuar-tha Manxhukic-dhe jam I kënaqur për faktin që kam punuar me Alegrin. Ronaldon e njohin të gjithë, është një superlojtar, I pabesueshëm. Ai punon shumë me veten e tij. Më pëlqeu të luaja me të, kuptoheshim në mënyrë të përkryer’.

Sfidanti.al