Ishte një prej imazheve më të komentuara në rrjetet sociale ditën e hënë. Lionel Messi në stërvitje mbi një tapet roulant në një palestër në Rosario teksa ndiqte në televizor një speciale me golat e tij. Kjo skenë është fotografuar nha një grua që ndodhej në të njëjtën palestër me yllin argjentinas të Barcelonës për ta postuar atë në rrjetet sociale, një foto që shumë shpejt bëri xhiron e botës
Sulmuesi argjentinas parashikon që të kthehet në stërvitje me Barcelonën në 2 janar për të përgatitur derbin katalanas me Espanjolin që do të luhet në 4 janar. Messi do të ketë vetëm 2 ditë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje edhe pse pritet që ai të jetë protagonist I saj. 32 vjecari shpreson të jetë gati për derbin dhe nuk harroi të kujdesej për formën e tij fizike pavarësisht shkëputjes së tij të shkurtër nga fushat e lojës
Sfidanti.al