Me këto “armë” fitoi tek Juventusi, iu afrua suksesit me Italinë kur askush nuk e mendonte, si dhe triumfoi tek Çelsi. Antonio Konte padyshim që është një trajner fitimtar, dhe këtë po e tregon tek Interi, ku faza e parë e sezonit ishte një “eksplozion” i vërtetë. Me 42 pikë të fituara, barazoi rekordet e Roberto Mançinit dhe Zhoze Murinjos, por në kushte shumë më të vështira, me një Juventus të fortë përballë, dhe me një skuadër ende jo të plotë.
Edhe statistikat e tjera janë të mira për Interin, pasi në mbrojtje po shkëlqen, duke marrë vetëm 57 gjuajtje në portën e Handanoviçit, më mirë se çdo skuadër tjetër e Serisë A. Zikaltërit kanë pësuar më pak gola se gjithë të tjerët (14 ndaj 16 të Lacios), por po ashtu janë në vend të tretë për golat e shënuar, 36 ndaj 38 të Lacios e 43 të Atalantës. Të gjitha këto japin shpresa se titulli mund të fitohet, sidomos nëse vijnë disa lojtarë si Vidal, Alonso apo një sulmues.
Sfidanti.al