Prej vitesh e organizojnë një turne të përbashkët. Shqipëria e Kosova janë vërtet dy shtete të ndryshëm, secila me Federatën e saj të futbollit dhe ekipin përfaqësues, por kjo nuk ka penguar të zhvillohet Kupa e Pavarësisë. Objektivat tani janë shumë më të mëdha, dhe synohet të krijohet një kupë shumë më e rëndësishme, që do të ketë edhe lidhje me konkurrimet kontinentale.
Kjo pritet të jetë Kupa “Nënë Tereza”, diçka e pohuar nga presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, cituar nga gazeta “Zëri” e Prishtinës. Ademi pohoi se ka një marrëveshje në parim me Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe se shpresohet që aktiviteti të nisë vitin e ardhshëm, me pjesëmarrje të skuadrave nga të dy shtetet shqiptarë. Sipas tij, duhet edhe një marrëveshje mes qeverive, por kryesorja mbetet miratimi nga ana e UEFA-s, së cilës i është bërë një kërkesë zyrtare.
Sipas kësaj kërkese, fituesi i Kupës “Nënë Tereza” do të duhet të marë pjesë në Ligën e Europës. Një rol të rëndësishëm në miratimin e mundshëm të projektit ka presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e UEFA-s, por është e qartë se kundërshtimet do të jenë të forta pasi iniciativa do të shihet si afrim i mëtejshëm mes Shqipërisë e Kosovës.
Sfidanti.al