Kur De Biazi “shet” biskota, torta, por jo..bakllava!

Atë ditë kur De Biazi mori pasaportën shqiptare, një mik i paska thënë një këshillë: “ Kujdes me sekretet, bëj më shumë italianin sesa shqiptarin”.  Një këshillë që Xhani e ka harruar me kohë dhe ka patur sebepe të atilla sa në lojë mund  të përzihen si amalgamë, italiani dhe shqiptari.  Ditët e fundit, Xhani  ka veshur petkun e shqiptarit kur ka thënë për mbarë botën se ‘barazimi i Portugalisë me Hungarinë në Europian,  nuk ishte biskotë, siç thonë në Itali për ndeshjet e paracaktuara, por një tortë.  Një gol i madh , ose një autogol i mrekullueshëm për një trajner të vogël, i pamësuar t’i thotë të vërtetat për admiruesit e tij në Shqipëri, pasionant për të bërë spektakël nga studiot televizive në Itali. U dëshën disa muaj pas shpalljes së Portugalisë kampione e Eropës, kur një trajner finalist, i cënuar nga formula jo fort e ndershme e kompeticionit,  të shpallë dyshimet e tij për një ndeshje kompromisi.

Çfarë kurajo për një trajner që nuk ka folur akoma për trukimet dhe dënimin e ekipit kampion në vendin ku ai drejton Kombëtaren. Apo kur  la ekipin të zhytej në një  logjikë hileqare kur për turpin me Izraelin.. fajësuan policinë.  De Biazi flet për “biskota” dhe për “torta”, por nëse trajneri i Portugalisë do t’i kthente një  përgjigje trajnerit Italian, do të uronim që ndeshjet “e arta” me Armeninë , që na dërguan në finalet e Francës, të mos futeshin në meny si..”bakllava”.

Sfidanti.al