Luis Suarez do të fitojë 280 mijë euro në javë tek Barcelona!

Nuk i ka kushtuar lirë Barcelonës rinovimi i kontratës me Luis Suarezin. Mediat spanjolle njoftojnë se sulmuesi uruguajan do të ketë një rrogë prej 280 mijë eurosh në javë, që do të thotë 15 milionë euro në sezon në “Kamp Nou”. Edhe pse ai mbetet prapa Mesit dhe Nejmarit, gjithsesi, ka një rritje pagese të denjë për një anëtar të treshes më të famshme të botës, të mbiquajtur MSN.

Suarez fitoi Këpucën e Artë të Europës sezonin e kaluar, një vit pasi e ndau me Kristiano Ronaldon, ndërsa ka ndihmuar MSN-në këtë sezon të shënojë 41 gola, më shumë se kushdo treshe tjetër sulmuese, edhe pse Barça është 6 pikë prapa Realit në renditjen e La Ligës, veçse shkëlqeu në Champions.

Sfidanti.al