Yjet e hokejit rus në akull për femra, në kalendar erotik

Disa lojtare hokeji të Ligës Ruse u bënë pjesë e realizimit të një kalemndari erotik për vitin 2020 duke i lënë tifozët e këtij sporti me gojë të hapur. bëhet fjalë për Aljona Starovojtova, Nina Pirogova, Anna Prugova, Elizaveta Kondakova, Milena Tretjak dhe Elizaveta Rodnova të cilat pozuan të zhveshura përpara kamerave dhe të mbuluara vetëm me lule në edicionin e katërt të këtij lloj kalendari që është promovuar edhe nga vete Liga e Hokejit WHL.

Sipas medias lokale, WHL kërkon të shfaqë anën e butë të lojtareve me këtë kalendar duke qënë se në pistën e akullit teksa aplikojnë sportin e hokejit ato shfaqin pjesën më agresive. Në këtë moment shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shfaqur admirim për kalendarin që mund të blihet në dyqanet zyrtare të WHL

sfidanti.al