Barça, Messi sërish 50 gola në një vit kalendarik

Lionel Messi nxori nga telashet Barcelonën teksa shënoi golin e 3-1 ndaj Alavesh duke kthyer qetësinë në skuadër, ndërkohë që sfida përfundoi 4-1 për katalanasit. Ishte minuta e 69 kur argjentinasi ndëshkoi Alaveshin teksa shënoi golin e tij të 13 në La Liga. por jo vetëm kaq, Messi arrin në kuotën e 50 golave në 58 ndeshje të zhvilluara gjatë 12 muuajve të 2019 dhe kjo është hera e 9 që argjentinasi arrin këtë kuiotë golash ku përfshihen edhe ato me përfaqësuesen argjentinase, pervec atyre me Barcelonën. Edhe pse vitet ikin edhe për Messin ai nuk ndalet dhe në 5 vitet e fundit ai i ka kaluar të 50 golat.

Por këtë radhë do të jetë Robert Levandovski ai që për herë të parë rivalizon fort për cmimin e shënuesit më të mirë të vitit të cilin Messi e ka arritur 4 herë në 2010, 2012, 2016  dhe 2018 ndërsa në 4 herë të tjera ai ka shkuar për Ronaldon në 2011, 2013, 2013  dhe 2015. Portugezi e mbylli 2019 me 39 gola, 10 më pak se rivali i tij Lionel Messi.

sfidanti.al