Ajaksi i Amsterdamit do të mbyllë 2019 pa një element të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes, Dalej Blind. Qendërmbrojtësi holandez ka shfaqer një problem kardiak pasi iu nënshtrua disa testeve mjekësore për shkak se pati marrje mendsh në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj valencias në 10 dhjetor
Blind do të kryejë ekzaminime të tjera në ditët në vazhdim dhe gjatë kësaj kohe ai nuk do të stërvitet me skuadrën, gjë që e kon firmoi vetë Ajaksi në një komunikatë në faqen e tij të internetit. Blind nuk do të jetë as në ndeshjen me Den Hag dhe ishte kjo arsyeja që ai mundoi në fitoren e Ajaksit 4-3 ndaj Telstar.
Klubi nga Amstredam komunikoi se mbrojtësi u diagnostikua me një inflamacion të muskulit kardiak dhe sipas BBC i është vënë një defribilator kardioversior, misioni i të cili është që të përcojë pulsime të vogla elektrike për të evituar rrahje përtej normalitetit
sfidanti.al