Stankovic te Crvena Zvezda: Kur e mori vesh Murinjo, i ra pika…

Dejan Stankovic e nisi aventurën e tij të re si trajner në pankinën e Crvena Zvezdës në Beograd. Është ky një kapitull i gjithi për t’u zbuluar për ish mesfushorin e Interit që bëri edhe prezantimin në një konferencë për shtyp. Teksa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Stankovic zbuloi një prapaskenë që pati si protagonist Zhoze Murinjon, me të cilin ka punuar te Interi në vitin e tripletës së famshme.

‘bashkëpunëtorët e mi janë Dushan Gasic, Dragan Miloshevic, Milosh Milojevic e Nenad Milijash-e nisi konferencën Stankovic-ka shumë lojtarë dhe mezi po pres të nis punën dhe të mbaj stërvitjen e parë te Crvena Zvezda. Me siguri emocionet do të jenë të shumta por do të përpiqemi t’i lëmë mënjanë do të ketë hapësira për të rinjtë. Do të krijoj stilin tim. kam [punuar me shumë trajnerë dhe kam mësuar shumë sekrete prej tyre. Nga Murinjo do të doja të merrja personalitetin’.

dhe duke përmendur Zhoze Murinjon, Stankovic tregoi edhe episodin me të për një chat në Whatsapp

‘Kemi krijuar një grup Whatsappi me të gjithë fituesit e Tripletës-tregon Stankovic-Zhoze Murinjo kur mësoi se do të bëhesha trajner sa s’i ra pika. kam folur me të dhe kumbarin tim Sinisha Mihajlovic’

sfidanti.al