Sfida e re e Artetës, trajnerit të “latuar” nga Venger, Guardiola, Poçetino!

Tashmë shtegun e ka të shenjuar dhe e ardhmja dihet. Nuk mund të parashikohet nëse trajneri Mikel Arteta do të jetë i suksesshëm apo jo, por në Angli kanë zbuluar intervistën e vitit 2014, kur ishte ende lojtar i Arsenalit, intervistë që tregon se 37-vjeçari bask është i destinuar për të drejtuar. Sot, Arteta thotë se është ndikuar në anën e tij profesionale nga Guardiola, një trajner që vazhdimisht përmirësohet, nga Arsen Vengeri, tekniku që nuk ndryshoi kurrë, dhe nga Maurisio Poçetino, njeriu që vazhdimisht e merr rrezikun në sy.

Arsenali është gati t’i japë 5 milionë euro në sezon trajnerit, nëse akordi do të arrihet, ndërsa duhen ndarë veç edhe disa milionë euro të tjera për të dëmshpërblyer Mançester Sitin. Pep Guardiola, ndërkaq, deklaroi se ishte në dijeni të bisedimeve të Artetës me Arsenalin, por shtoi se ndihmësi do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e Kupës së Ligës këtë mesjavë.

Sfidanti.al