Todibo I tha ‘Po’ Milanit; Barcelona kërkon 20 milionë Euro

Zhan Kler Todibo është shumë pranë kalimit te Milani. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi kuqezi ka nisur tratativat me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit në Milanello. Vetë futbollisti e ka pranuar mundësinë  këtij transferimi dhe tashmë ka lajmëruar drejtuesit e klubit blaugrana për dëshirën e tij për t’u larguar në merkaton e muajit janar.

Problemi në këtë pikë është gjetja e një akordi me Barcelonën që e vlerëson futbollistin jo më pak se 20-25 milionë Euro dhe që kërkon ta shesë përfundimisht Todibon, por te Milani, ideja është që ta marrin atë me huazim me të drejtë blerjeje, por edhe me riblerje të tij nga ana e klubit katalanas.

Nëse realizohet ky transferim, Todibo do të marrë te Milani vendin e Duartes që nuk do të luajë deri në fund të sezonit me futbollistin që mund t’I pëlqejë klubit për të bërë investime për të ardhmen.

Sfidanti.al