MotoGP, Ianone pozitiv në testet antidoping, FIM e pezullon

Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit pezulloi Andrea Ianonen pasi rezultoi pozitiv në një kontroll antidoping, Analiza në kampionin e urinës së pilotit të Aprilias u krye në një laborator të akredituar të ËADA në Kreisha në Gjermani nga ku rezultoi se pozitiviteti I Ianones për steroid androgenë anabolizantë dhe e gjithë kjo ndodhi në 3 nëntor në Cmimin e Madh të Sepangut në Malajzi. Piloti Italian pasdyshim që ka të drejtë të kërkojnë kryerjen e testit B  në këto kontrolle, ndërkohë që edhe ai vete shprehu gatishmërinë që t’iu nënshtrohet analizave të tjera.

‘Jam shumë I qetë dhe dua të qetësoje edhe tifozët e mi dhe Aprilia Racing-tha Ianone në një postim në rrjetet sociale-jam në dispozicion të cdo kundëranalize për një cështje që më ka habitur edhe për faktin se nuk kam marrë ende një komunikatë zyrtare. Gjatë gjithë këtyre viteve si edhe gjatë këtij sezoni I jam nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme dhe sigurisht në cdo rast kam rezultuar negative, për këtë arsye kam besimin maksimal se kjo cështje do të ketë përfundim pozitiv’.

Sfidanti.al