Zemërimi i Uein Runit me arbitrin apo me Murinjon..

Zhoze Murinjo zbuloi se reagimi i zemëruar të Uein Runit, kur ai u zëvendësua, kishte lidhje me atë se gjyqtari Kreg Pejson, në ndeshjen e fundit të Premier Ligës mes Mançester Junajtidit dhe Kristal Pallasit, nuk dha një penallti të pretenduar në favor të ManU-së. Pejsoni nuk dha 11-metërsh, kur mesfushori i Kristal Pallasit, Xho Ledli, e preku topin me dorë, brenda zonës së rreptësisë së ekipit të vet, kur rezultat ishte i barabartë 1-1. Runi u largua nga fusha në min. e 80-të dhe, në vend të tij, në lojë u fut Markus Rashfordi. U pa qartë se Runi nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin e gjyqtarit, por, sidoqoqftë, shumëkush konsideroi se ai u zemërua, për shkak se u zëvendësua.

Por, Murinjo shpjegoi se reagimi i kapitenit të “djajve të kuq” kishte të bënte me gabimet e gjyqtarit. “Ai u nxeh, për shkak të penalltisë që nuk u dha. Ai u ankua te gjyqtari në fushë dhe te gjyqtari i katërt jashtë fushës, ai ishte, me të vërtetë, shumë i shqetësuar dhe, megjithëse rezultati ishte 1-1, unë i thashë atij (Runit): ‘Harroje, më mirë harroje këtë gjë’”, tha, dje pas ndeshjes, Murinjo, duke shtuar se ai, në fakt, nuk e kishte parë lojën e futbollistit kundërshtar me dorë brenda zonës së rreptësisë. E vetmja gjë që unë mund të them, është se ky gjyqtar është i mirë, është një nga gjyqtarët e rinj të mirë dhe, nëse ka bërë gabime, kjo është fatkeqësi për të dhe fatkeqësi për neve, por, ai, sidoqoftë, është një gjyqtar i mirë”, tha Murinjo.

Sfidanti.al