Real pse kaq e vështirë, plot 335 ditë pa gol nga goditja e dënimit!

Që nga 13 janar i këtij viti e deri më sot, Madridi nuk e ka arritur këtë mënyrë shënimi. Nëse Mesi ka realizuar 8 herë në më pak se një vit, Reali i madh nuk e njeh këtë gol, dhe duket se mallkimi ka filluar me ikjen e Kristiano Ronaldos. Portugezi e kishte monopolizuar këtë specialitet në vitet 2009-2018, ndonëse goli i fundit me “ence” u shënua nga një tjetër, dhe nga dikush që nuk është sot pjesë e Realit. Dani Sebajos goditi saktë në stadiumin e Betisit duke i dhënë fitoren minimale Realit të trajnerit Santiago Solari. Që nga ajo kohë e kanë provuar mjaft, si Garet Bejl dhe Kasemiro, por pa sukses. Nuk dihet nëse “tersi” do të ndryshojë këtë fundjavë.

Sfidanti.al