Gjashtë gjigandë në Angli duan patjetër një Champions të ri!

Nëse planet e tyre do të realizoheshin, do të kishim ndryshim dramatik të futbollit në ishull. Gjashtë klubet kryesorë të Premier Ligës, Man. Siti, Man. Junajtid, Liverpul, Çelsi, Arsenali dhe Totenhemi, duan që të zgjerohet Championsi, dhe kjo do të sillte zvogëlim të sistemit vendor anglez. Nuk do të luheshin ndeshjet e përsëritura të Kupës së Anglisë, nuk do të luheshin ndeshjet e dyta të Kupës së Ligës, madje mund të arrihej deri aty sa të zvogëlohej numri i skuadrave në Premier Ligë.

Championsi i ri, që parashikohet të nisë në 2024, pritet të ketë 32 skuadra, të ketë nga 10 ndeshje në grup për çdo ekip (nga 6 aktualisht, dhe nga 14 të propozuara më parë), dhe të ndryshojë sistemi i kualifikimit për në turin e dytë. Kampionia e Europës do të duhej të luante 19 ndeshje, ndërsa sot i duhen 13. Klubet më të vegjël të Premier Ligës janë kundër, por formati i ri i Championsit po sponsorizohet nga klubet kryesorë në të gjitha vendet, Real, Barcelona, Juventus, Bajern apo Ajaksi.

Sfidanti.al