Lionel Messi e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme fitimin e Topit të Artë, teksa në ndeshjen me Majorkën në Camp Nou shënoi 3 gola duke vendosur një rekord të ri për kampionatin spanjoll, pasi bëhet futbollisti që ka regjistruar më shumë tregolësha në historinë e La Ligës.
Sipas statistikave zyrtare të këtij kampionati, argjentinasi tashmë është në kuotënm e 53 tregolëshave, duke lënë pas Kristiano Ronaldon dhe që në këtë moment nuk duket se është në formën më të mirë te Juventusi.
Në nivel klubesh, me fanelën e Barcelonës, Messi ka 47 tregolësha, ku edhe në këtë rast ai e kalon Kristiano Ronaldon që është në 46 tregolësha, 44 me Realin e madridit, 1 me Mancester Junajtid dhe 1 me Juventusin. Ajo që e ndihmon Ronaldon që të kalojë Messin në këtë aspekt është përfaqësuesja portugeze me të cilën ai ka 9 tregolësha duke e cuar në total në 55 këtë numër, ndërsa Messi ka 53 nga të cilat 6 me Argjentinën
Gjatë këtij sezoni, Messi ka shënuar 2 tregolësha me Barcelonën, po aq sa edhe Ronaldo, por ky I fundit I ka shënuar këto me fanelën e Portugalisë.
Sfidanti.al