Viti 2019 ishte sezoni I titullit të 8 kampion për Markez, Kurorës së Trefishtë për Hondën, por edhe I lamtumirës së Horge Lorencos nga garat. Piloti nga Majorka që u shoqërua nga dëmtime të njëpasnjëshme, nuk kishte rendimentin e parashikuar te Honda , ndërkohë që Markez e sheh në këtë mënyrë:
‘Në fund, Horge që kam unë dhe gjithë të tjerët në mendje, është ai që është shpallur 5 herë kampion bote-tha Markez-ai nuk meritonte të kishte këtë vit si momentin e tërheqjes nga garat, ky sezon nuk pasqyron karrierën e tij të shkëlqyer dhe domëthënien e tij për motociklizmin’.
Duke parë cfarë ndodhi në sezonin e Horge Lorencos, Markez u tregua mirëkuptues me vendimin e marrë nga 32 vjecari, ashtu sikurse bëri edhe britaniku Kal Kraclou duke qëndruar në të njëjtën linjë me të.
‘Vuajti shumë, I thashë që vendimi që mori kishte shumë vlera pasi përfaqëson një kampion të vërtetë-vijoi Markez-je këtu për të fituar dhe kur shikon që gjërat nuk të ecin nuk ka asnjë kuptim të vazhdosh’.
Në fund Markez vlerësoi edhe praninë e Lorencos në festimet e Hondës pas garës së Valencias.
‘Fakti që ai erdhi të festojë me skuadrën suksesin në këtë kampionat, flet shumë për të. I uroj më të mirën në të ardhmen-tha 8 herë kampioni I botës Markez
Sfidanti.al