Ndodh që polemikat të jenë edhe mes gazetareve sportive sic po ndodh këto ditë në median italiane me Paola Ferrari të Rai Sport që I është vënë koleges së saj të re të DAZN, Dileta Leota. Pak ditë më parë Ferrari tha se Leota ka arritur në atë nivel për shkak të formave të saj, ndërkohë që doza u shtua pas gafës muzikore te Leotës që po flitet se do të prezantojë festivalin e Sanremos.
Leota, gjatë sfidës Lazio-Juventus I atribuoi këngën e famshme të Lucio Batistit, ‘I Giardini di Marzo’, Antonelo Venditit, një gabim ky që nuk I shpëtoi shikuesve që e vunë menjëherë në dukje në rrjetet sociale duke I dhënë një assist Paola Ferrarit që nuk ngurroi të ironizojë kolegen e saj
‘Ja Lazio që po feston me tifozët që këndojnë ‘Giardini di Marzo’ të Venditit-shkruante Dileta Leota në Tëitter, ndërsa përgjigjja ironike e Paola Ferrarit po në Tëitter ishte kjo: ‘Gati për Sanremon’
Sfidanti.al