Blutë e Londrës kanë vuajtur po aq shumë lëkundjet në stol, sa edhe ato në pronësi, madje këto të fundit, ndoshta më shumë. Roman Abramoviç ishte kthyer në një pronar virtual për Çelsin, duke mos kaluar dot problemet me vizën e punës, i ndodhur në mes të acarimeve politike e shtetërore ruso-britanike, por duket se kjo krizë është lënë pas.
Miliarderi lajmëron se nuk ka ndërmend të shesë klubin, dhe se do t’i mbajë aksionet për vete, diçka për të cilën u bind pasi anjë ofertë nuk arriti në 2.5 miliardë paundë stërlinat e kërkuara nga ai. Shpresohet që tani që Abramoviç e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë, do të jetë më e lehtë për trajnerin Frenk Lampard dhe skuadrën e tij të re. Lampardi po udhëheq shumë mirë londinezët këtë sezon, duke qenë një nga arsyet kryesore që e “ngrohën” Abramoviçin për të vazhduar si pronar.
Sfidanti.al