Klop dhe mallkimi ‘ Sancez-Pizjuan’: Është stadiumi që urrej më shumë

Kampion Evrope për klube, në krye të renditjes në Premier League, duket se asgjë nuk mund të ndalë Liverpulin dhe Jurgen Klop, me përjashtim ndoshta të ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’, stadiumi I Sevijës.

Është vetë trajneri gjerman që e ka pranuar këtë makth të tij për ëebsiten zyrtar të FIFA, fjalë që gjetën pasqyrim edhe në median spanjolle

‘Nuk jam shumë I sigurt se cili është stadiumi më I mirë ku do të më pëlqente të luaja, por nuk kam dyshime për atë që urrej më shumë. Në Sevija-u shpreh Jurgen Klop-atmosfera atje është një cmenduri, bëhet njësh me fushën’.

Në fakt, Klop nuk është se ka kujtime të këndshme në impiantin e skuadrës andaluziane si në kohën kur drejtonte Mainz ashtu edhe kur ishte trajner I Dortmundit, madje edhe me Liverpulin.. Ndeshja e fundit e zhvilluar në fushën e Sevijas, Liverpuli barazoi ndeshjen me rezultatin 3-3

Sfidanti.al