A mund të shkarkohet trajneri se skuadra e tij fiton 27-0?!

Imagjinoni se kjo gjë ka ndodhur në Itali, në vendin ku rezultati thuhet se vazhdon të jetë “mbret”. Një trajner i të rinjve u shkarkua sepse skuadra e tij arriti një triumf të jashtëzakonshëm, 27-0, në kampionatet e ekipeve zinxhir. Ai e ka mbiemrin Riçini dhe drejtonte e të rinjve të quajtur Inviktazauro, në provincën e Grosetos. Pas suksesit 27-0 ndaj një ekipi kundërshtar të quajtur Marina, presidenti Paolo Brogeli, u mërzit aq shumë sa vendosi ta largonte.

“Mësuam me tronditje dhe dëshpërim rezultatin e ndeshjes, – u shkruajt në deklaratën e klubit, – ky rezultat është krejt në kundërshtim me vlerat njerëzore dhe gjithçka tjetër që duhet të ketë futbolli i kësaj kategorie. Kundërshtari duhet respektuar, dhe kjo këtë herë nuk ndodhi. i kërkoj falje klubi rival, dhe komunikoj se ne, si drejtues, vendosëm unanimisht të shkarkonim zotin Riçini. Së pari, trajnerët tanë duhet të edukojnë fëmijët”.

Sfidanti.al