Edhe personalitetet më të mëdhenj e më të fortë të botës ka momente kur nuk e përballojnë emocionin. Ndër ta është padyshim Uli Hënes që u mbush me lot, nga efekti i jashtëzakonshëm i ndarjes me Bajernin pas 49 viteve shërbim. Klubi bavarez i organizoi një ceremoni lamtumire të denjë për një legjendë dhe ish-ylli i ekipit, Frank Riberi, fluturoi nga Firence për t’i dhënë dhuratën.
Riberi i dha një fotomontazh të bukur, që përfshinte karrierën e Hënesit, që kur ishte lojtar, pastaj menaxher i përgjithshëm dhe 10 vitet e fundit si president i bavarezëve. Gjithçka ishte kaq e bukur, por njëkohësisht kaq e dhimbshme pasi Hënesi kuptoi se po ndahej përfundimisht nga gjëja më e rëndësishme e jetës së tij (besohet, pas familjes). Në një moment, ai nuk mundi të mbante fjalimin në podium, pasi sytë iu mbushën me lot.
Sfidanti.al