Është numri 1 i botës, por fundi i vitit është mallkim për Nadalin

Kurrë nuk i ka fituar dot Finalet Masters ATP. Rafael Nadal mund ta mbyllë vitin si numri 1 i botës, por sërish dështoi në “kryqëzatën” për “të pushtuar” Londrën, për të fituar të paktën një herë të vetme në karrierë turneun e madhe të fundit të vitit, që shpesh krahasohet me katër Grand Slemet. Këtë vit, edhe pse fitoi dy ndeshje, u eleminua nga kombimi i rezultateve, dhe në gjysmëfinale kaluan Stefanos Cicipas dhe Aleksandër Zverev. Dy favoritët, Nadal dhe Medvedev, u kthyen në shtëpi. Rafa fitoi 2-1 me Cicipasin, por kjo nuk i bëri mirë pasi Zverevi mundi rusin Medvedev 2-0.

Nga treshja e madhe e Epokës së fundit, i mbijetuar në Finalet mbeti vetëm Rozher Federer, pasi 38-vjeçari mundi edhe Novak Gjokoviçin. Serbi u eleminua, ndërsa në gjysmëfinale shkoi edhe Dominik Tim, austriaku i fortë që pritet të jetë emër i shquar në të ardhmen. Nadal, ndërkaq, arriti për të 5-in vit që dilte numri 1, duke u barazuar me Gjokoviçin, Federerin e Xhimi Konorsin, ndërsa Pit Sampras ia doli për 6 vjet. Spanjolli u bë më i vjetri që e mbyll vitin në vend të pare, 33 vjeç.

Sfidanti.al