Antonio Konte e ka gjetur “njeriun-mrekulli” tek Interi

Quhet Stefano Sensi, është i ri, por gjithsesi tepër i rëndësishëm. Një lojtar, mungesa e të cilit është ndjerë shumë këto kohë tek Interi, dhe që për fatin e mirë të Antonio Kontes, po kthehet. Siç theksojnë mediat italiane, mesfushori është ura lidhëse me disa nga shokët e ekipit. Ka një kombinim të shpeshtë me Marcelo Brozoviçin, madje llogariten në 24 pasime për njëri-tjetrin mesatarisht në ndeshje. “La Gazeta delo Sport” e quan këtë “aftësi për të fshehur lojën e Interit”, që i bën shumë punë trajnerit.

Po ashtu, Sensi ndihmon mbrojtësin De Vraj, sepse prania e tij bën që holandezi të merret ekskluzivisht me detyrat e mbrojtësit të qendrës. Në mungesë të tij, De Vraj përpiqet të bëjë lidhjen me sulmin. Lojtari tjetër që ndihmohet është Romelu Lukaku. Sensi është në gjendje t’i pasojë kur sulmuesi belg është me kurriz nga porta, dhe kjo ndihmon që loja e Interit të ketë më shumë shpejtësi. Në pritje të janarit, Konte duhet të marrë maksimumin me ekipin që ka, dhe një lojtar si Sensi e ndihmon shumë.

Sfidanti.al