Milan, u ktheve Ibra, por sa e lashtë është “dashuria e vjetër”?!

Do të duhet të largohen disa që të mund të vijë ai. Zllatan Ibrahimoviç mund të jetë pjesë e Milanit, me klubin italian që e shikon dashurinë e vjetër si shpresën e vetme për të. Do të duhen 60 milionë euro, sipas “La Gazeta delo Sportit”, dhe për këtë po mendohet transferimi “në dalje” për Kesin, Borinin dhe Rodrigezin. Ibrahimiviç garanton përvojë, karakter dhe udhëheqje, gjëra që i mungojnë këtij Milani. Gjithsesi, a mundet që suedezi të mbajë ritmin e lartë të kërkuar në Serinë A, në një moshë vërtet të madhe? Kjo do të shihet vetëm në fushën e lojës, ndërsa në klub kanë edhe hallin e rrogës. Ata i japin 4 milionë euro në sezon, por sipas rregullave në Itali, duhet të ketë kontratë 2-vjeçare, që të ketë ulje taksash. Gjithsesi, një gjë është e qartë, Ibra po largohet nga SHBA, dhe ai bëri këtë koment në rrjetet sociale: “Tani, shikoni sërish bejsboll”!

Sfidanti.al