Duelin e yjeve në Hjuston e fitoi Hardeni ndaj Leonardit!

Donte patjetër të dilte triumfues në Arenën e tij, dhe ia arriti qëllimit. Xhejms Hardën, “Mjekra” ishte vendimtar në suksesin e Hjustonit ndaj Klipersave dhe kjo ishte fitorja e pestë radhazi e teksanëve në NBA. Harden shënoi 47 pikë, ndonëse u mbrojt ashpër nga Beverli, duke bërë diferencën, ndërsa ylli i miqve, Koui Leonard, këtë herë nuk ishte kaq mirë. Ai shënoi 26 pikë, kapi 12 topa në tabela e shërbeu 7 asistë, jo keq, por e pamjaftueshme. Derisa Pol Xhorxh të kthehet nga dëmtimi, Leonardi do ta mbajë barrën i vetëm.

Kampioni në fuqi i NBA-së pati përballë një numër yjesh, pasi përveç Hardenit, ishin edhe Uestbruk apo Klint Kapela. Numri 0 shënoi 17 pikë, ndërsa Kapela pati 12 pikë dhe 20 topa në tabela. Ishte e treta ndeshje radhazi që ai kap 20 topa në tabela të paktën, i pari për Hjustonin që nga Mozes Malouni në 1982. Hjustoni fitoi ndaj Klipersave 102-93, dhe mban vendin e dytë në Perëndim me 8 fitore e 3 humbje, menjëherë pas Lejkërsave të Lebron Xhejmsit.

Sfidanti.al