Ronaldo gati të luajë për Portugalinë, Juventusi në ankth

Mauricio Sarri nuk gënjeu, tha të vërtetën, por Kristiano Ronaldo ka mendimin e tij. i zëvendësuar edhe ndaj Milanit në Serinë A, superylli portugez duket se ka vendosur të hakmerret duke qenë i gatshëm dhe madje titullar për kombëtaren e vendit të tij që luan sot ndaj Lituanisë, në eleminatoret e Europianit. Trajneri Fernando Santos e deklaroi që më parë se CR7-ta është gati, dhe se po të kishte qenë ndryshe, nuk do ta kishte grumbulluar. Nuk dihet nëse këto janë fjalët e tij, apo ajo çfarë i kërkon Ronaldo që të thotë, ndërsa dihet ndikimi i numrit 7 në ekipin përfaqësues.

“La Gazeta delo Sport” konfirmon Sarrin duke thënë se Kristiano pati një goditje në gju përpara ndeshjes Juventus-Xhenoa, duke pasur edhe hematomë, dhe është stërvitur shumë pak këto kohë. Tani pritet të shihet nëse do të jetë vërtetë titullar për Portugalinë, dhe nëse do të ketë edhe më tej probleme. Juventusi është ankth për investimin e madh që ka bërë.

Sfidanti.al