Në këtë periudhë plot polemika për koret raciste në Verona-Breshia, vjen një lajm I mirë për Mario Balotelin. Roberto Mancini po mendon ta kthejë në Kombëtaren italiane sulmuesin për ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të Euro 2020 me Bosnjen dhe Armeninë në 15 dhe 18 nëntor.
Duke qenë se Italia e ka siguruar kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm, Mancini ka vendosur të marrë futbollistë të tjerë për të zgjeruar listën e lojtarëve që mund të grumbullohen nga të cilët Mancini do të bëjë zgjedhjen e tij për fazën finale të Euro 2020 mes të cilëve ishte edhe emri I Mario Balotelit
Për Mancinin, kjo zgjedhje është më shumë në aspektin teknik sesa si një sinjal për polemikat e shpërthyera për shkak të koreve raciste, edhe pse nuk mund të përjashtohet ideja se gjithcka ka ndodhur këto ditë mund të kenë ndikuar në mendimet e trajnerit të Të Kaltërve
Presidenti I Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina e përkrah këtë ide duke theksuar se shpreson që Baloteli të bashkohet sa më shpejt me Kombëtare pasi do të ishte një mesazh I jashtëzakonshëm për ata që mendojnë të shkurajojnë kundërshtarin duke bërë deklarata të këtij lloji.
Sfidanti.al