Liga e Kampioneve, Juventus shkon në Moskë pa De Ligt

Matejs De Ligt nuk është mes  futbollistëve të grumbulluar nga Mauricio Sarri për ndeshjen e Moskës me Lokomotivën e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Mbrojtësi holandez nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitjen e fundit para nisjes për në Rusi.

Edhe Dibala nuk ishte I pranishëm në këtë stërvitje, por ai figuron në listën e të grumbulluarve. De Ligt, ashtu sikurse edhe Dibala punoi vetëm në palestër, por në rastin e holandezit që pati një ndrydhje në kavilje në derbin me Torinon, Mauricio Sarri preferoi të mos rrezikojë  duke e lënë atë në Itali.

Në këtë pikë, Sarrit I duhet të zëvendësojë De Ligt dhe në balotazh për një vend përkrah Bonucit në qendër të mbrojtjes janë Rugani e Demiral. Deri tani të dy këta futbollistë kanë luajtur vetëm 1 ndeshje në këtë sezon, në Serie A, por pa bindur plotësisht.

Ja të grumbulluarit e Sarrit për transfertën ruse: Shezni, De Shilio, Pjanic, Kedira, Ronaldo, Ramsej, Dibala, Daglas Kosta, Aleks Sandro, Danilo, Matuidi, Bonuci, Higuain, Rugani, Rabio, Demiral, Bentankur, Pinsolio, Bernardeski, Bufon.

Sfidanti.al