Renditja ATP; Nadal kthehet në fron, bëhet numri 1 I botës

Rafael Nadal kthehet në fronin e tenisit botëror. Që nga kjo e hënë, spanjolli është numri 1 I renditjes ATP duke kaluar Novak Xhokovic  që e dorëzon skeptrin e mbretit, fiks pas 1 viti. Për 33 vjecarin do të bëhen 197 javë në krye të renditjes botërore që e bën atë tenistin e 6 më të mirë në historinë e të gjitha kohërave në këtë aspekt.

Pas tij është Novak Xhokovic që të dielën fitoi Turneun Masters të Parisit dhe që do të rivalizojë me spanjollin për të mbyllur vitin si numri 1 I botës duke qenë se janë 640 pikë që e ndajnë me të. Në vendin e tretë vazhdon të qëndrojë Roxher Federer me 485 pikë më shumë se Daniil Medvedev me rusin që ndiqet nga Dominik Tim.

Klasifikimi vijon me grekun Stefanos Tsitsipas në vendin e 6 duke spostuar një shkallë më poshtë Aleksander Zverev, ndërkohë që në vendin e tetë gjendet talenti Italian Mateo Berretini që vetëm pak ditë më parë siguroi përshirjen në Top 10, një rezultat historik ky për tenisin Italian përsa I përket epokës Open të turneve të kësaj disipline sportive

Rekord personal vendos edhe spanjolli Robertio Bautista Agut në vendin e 9, ndërkohë që dhjetëshen më të mirë të renditjes ATP e plotëson francezi Gaël Monfis

Sfidanti.al