Mendja e tij është menjëherë në Dortmund, për ndeshjen e Championsit, madje ishte kështu që pas vërshëllimës së gjyqtarit në ndeshjen në “Dal’Ara”. Interi kaloi 2-1 ndaj Bolonjës, një tjetër fitore e vështirë që tregoi karakterin e një skuadre që premton të jetë e madhe, edhe pse goli i dytë u shënua me penallti të fituar sipas stilit “Ronaldo” (ndaj Xhenoas).
“Interi im është vërtet i hekurt, – deklaroi Konte, – goli që pësuam mund të na kishte vrarë, por ne patëm forcën e karakterit për të reaguar. Këto janë ndeshjet ku duhet të tregosh sesa të vlen lëkura.Tani le të shkojmë të pushojmë, dhhe menjëherë të mendojmë për Dortmundin”. Konte thotë se po e arrin objektivin që i kishte vënë vetes, atë që Interi të bëhej skuadër e besueshme sa më shpejt që të ishte e mundur. Askush nuk mund të thotë të kundërtën.
Nëse Interi dhe Konte fitojnë, një meritë e madhe është edhe e Romelu Lukakut. Me dy golat në Bolonjë, sulmuesi belg arriti në 9 në kampionat, në 11 javë, ndërsa ka ndihmuar në fitoren e 6-të jashtë fushe, nga 6 ndeshje të luajtura.
Sfidanti.al