Është përpjekur ta bëjë Zhoze Murinjo kur ishte tek Çelsi, Interi apo Reali, po ashtu Jurgen Klopi tek Liverpuli. Mënyra e vetme për ta bërë më pak të rrezikshëm Lionel Mesin është t’i heqësh mundësinë për të pasur topin në këmbë, dhe kjo do të thotë jo ta mbulosh dhe ta sulmosh kur është në zotërim të sferës, por të mos lejosh shokët që t’ia kalojnë atë.
Diçka të tillë e pohoi së fundmi edhe vetë superylli argjentinas, në një intervistë për televizionin argjetinas “TyC Sports”. “Nëse mbetem për një kohë të gjatë pa prekur topin, largohem nga ndeshja, – ishin fjalët e tij, – dua që të jem gjithnjë sa më afër topit”. Mesi theksoi se nuk e ndjen veten një golshënues të lindur, edhe pse ka realizuar gati 700 rrjeta me klubet dhe kombëtaren. “Nuk jam goleador tipik, – tha ai, – më pëlqen më shumë të jem pak më prapa, të jem në kontakt me topin dhe të krijoj. Më pëlqen gjithashtu të shënoj, por nuk jetoj për golin”.
I pyetur për futbollin argjentinas, kapiteni i Barcelonës deklaroi se ka qenë gjithnjë tifoz i Njuellsit (Neëell’s), se do ta kishte ëndërr të luante një derbi Njuells-Rozario Sentral, dhe se Boka-River i ngjan El Klasikos Barça-Real, porse është me shumë më tepër presion, pasi në Argjentinë njerëzit bëhen keq kur humbasin.
Sfidanti.al