Klaudio Pol Kanixha 52 vjec dhe Sofia Boneli 26 vjec e kanë seriozisht lidhjen e tyre dhe këtë ata e konfirmuan në një intervistë për revistën ‘Caras’ teksa zyrtarizuan parakohe fejesën e tyre që ish5te parashikuar të bëhej në javën e parë të nëntorit në Tulum.
Me këtë rast do të organizohet një festë me miq të ngushtë e familjarë të tyre ndërkohë që ish futbollisti do t’i dhurojë gazetares një unazë të cmuar. ‘Që nga momenti që jemi njohur e dinim që do të ishte dicka e shumë e fortë. nuk mund të rrimë pa njëri-tjetrin. Sot duam të festojmë me miqtë dhe të afërmit tanë. jemi shumë të lumtur dhe duam t’i shkojmë kësaj lidhjeje akoma më thellë. Asgjë nuk na ndalon-tha Sofia në intervistën e saj për revistën ‘Caras’
Ndërsa Kanixha shtoi: ‘Isha vetëm dhe ajo u shfaq në momentin e duhur të jetës sime. E vërteta është se nuk kam fjalë që të përshkruaj sesi sillet ajo me mua e si e kaloi ajo të gjithë këtë, nuk ishte e lehtë. Sofia është një vajzë e fortë, një shoqe që kujdeset për mua. Është gruaja që kam kërkuar’.
sfidanti.al