Nga titulli te Championsi, Favre vendos fatin e tij në 15 ditë!

Në radhë është derbi “eksploziv” në fushën e Shalkes për Bundesligën, pastaj dueli i Kupës së Gjermanisë, gjithashtu i vështirë, ndaj Borusias së Mynshengladbahut. Në 5 nëntor do të luhet ndeshja e kthimit në Champions ndaj Interit në “Signal Iduna Park”, ndërsa para sa, në 2 nëntor, Dortmundi pret Volfsburgun, po në Bundesligë. Në 15 ditë, trajneri Lysien Favre vendos fatin e sezonit të skuadrës së tij, dhe fatin e tij personal.

Kështu shkruan tabloidi “Bild”, ndërsa lajmet janë që klubi gjerman po mendon për Zhoze Murinjon si pasardhës të zviceranit. Lajmi tjetër është që trajneri portugez po mëson gjermanisht, dhe padyshim e ka një qëllim që po e bën këtë gjë. Sezoni i Dortmundit nuk është se ka qenë i keq deri tani, pasi ndodhet në vend të tretë në renditjen e Bundesligës, me vetëm 1 pikë më pak se Volfsburgu, është në garë në Kupën e Gjermanisë dhe ka shanse për kualifikim në Champions. Në fazën përgatitore, gjatë verës, skuadra e Favres i fitoi të 8 ndeshjet miqësore, madje me golaverazh 39-5, ndërsa përballë pati ekipe si Liverpulin, Udinezen, Zyrihun apo Sent Galenin. Gjithsesi, nëse nuk fitohet me Interin në Champions, rrezikohet shumë, dhe po ashtu fatin në kampionat mund ta vendosin ndeshjet e radhës.

Sfidanti.al