Kina pret Botërorin e Klubeve në 2021; në fazën finale fituesit e Ligës së Kampioneve dhe Europa League

FIFA la zgjedhur Kinën si vendin organizator të edicionit të parë të Botërorit të Klubeve me 24 skuadra I programuar që të zhvillohet në periudhën qershor-korrik 2021. Ishte presidenti I qeverisë së futbollit botëror, Xhani Infantino që konfirmoi gjithcka në Shanghai duke e cilësuar si atë si një vendim historic.

Në fazën finale të këtij turneu që do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe që do të mbahet cdo 4 vjet do të marrin pjesë 8 skuadra evropiane, fitueset e Ligës së Kampioneve dhe Europa League në periudhën 2018-2021.

Ndarja e vendeve në kompeticionin e ri të FIFA është e tillë; 8 për skuadrat evropiane, 6 për klubet amerikanolatine dhe 10 të tjera do të jenë të rezervuara për zona të tjera kontinentale. Cdo Konfederatë do të vendosë sipas kritereve të saj skuadrat që do të kualifikohen në Botërorin e Klubeve të 2021. Sipas Gazzetta Dello Sport; nga 8 skuadrat evropiane; 4 jane ekipet fituese të Ligës së Kampioneve në 4 edicionet e fundit, ndërkohë që për 4 ekipet e tjera u mendua për renditjen UEFA dhe finalistet e Championsit. Në fund fitoi Europa League. Në këtë pikë, e kanë të sigurt pjesëmarrjen në edicionin e parë të Kupës së Botës për klube Liverpuli (Champions 2019), Real Madrid (Champions 2018), Celsi(Europa League 2019, dhe Atletiko Madrid (Europa League 2018).

Formula e turneut të ri parashikon 24 skuadra pjesëmarrëse në fazën finale, 8 grupe me nga 3 skuadra me 8 fitueset e cdo grupi që do të kalojnë në fazën me eliminimin direkt deri në finalen e kompeticionit.

Sfidanti.al