Borusia Dortmund udhëton drejt Milanos për ndeshjen e së mërkurës me Interin në Ligën e Kampioneve me 2 lajme të këqija. Për këtë përballje, trajneri Lusien Favrë nuk do të ketë në dispozicion Marko Rojs dhe Pako Alkaser të cilët nuk janë grumbulluar, dy mungesa të rëndësishme këto për verhdezinjtë gjermanë, që gjithsesi do të besojnë te Xhejdon Sanco dhe Mario Gëtze për sa I përket lojës sulmuese.
Marko Rojs u detyrua të heqë dorë nga kjo ndeshje për shkak të gjendjes gripale që e ka mbërthyer së fundmi, ndërsa Alkaser po përballet me disa probleme muskulore prej disa ditësh. Borusia e Dortmundit pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampioneve është në krye të renditjes së grupit F bashkë me Barcelonën me 4 pikë, ndërsa Interi ka 1 pikë ashtu sikurse edhe Sllavia e Pragës dhe tani është I detyruar që ndaj skuadrës gjermane të kërkojë vetëm fitoren për të mos ia ndërlikuar akoma më shumë gjërat.
Sfidanti.al