Liverpuli në Botërorin e klubeve, mund të luajë 4 ndeshje në 12 ditë

Dhjetori është edhe muaj feste, por edhe stërlodhjeje nëse je pjesë e futbollit anglez. Kjo stërlodhje mund të arrijë në rraskapitje kur quhesh Liverpul, je kampion i Europës, dhe merr pjesë në Kupën e Botës për klubet, e njëkohësisht në Premier Ligë. Dilema ishte e madhe për trajnerin Jurgen Klop dhe drejtuesit, nëse do të duhej të merrnin pjesë në Botërorin e Katarit, por përfundimisht ata vendosën për “Po”.

Një përgjigje e tillë pozitive mund kthehet në ndikim negativ për realizimin e ëndrrës më të madhe që kanë sot tifozët e Liverpulit, fitores së titullit të parë kampion në 30 vjet. Me shumë gjasë, skuadra e Klopit do të arrijë në finale, ndeshje që do ta luajë në stadiumin e Abu Dabit në 21 dhjetor. Më pas, në 26 dhjetor (në ditën e “Kutive Bosh”), të kuqtë do të ndeshet me një rival të rrezikshëm si Leisteri në fushën e këtij të fundit, ndërsa nis seria festive e ndeshjeve të Premier Ligës. Në 14 dhjetor, Liverpuli luan në Premier Ligë, ndaj Uatfordit në “Anfild”, në 18 luan gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në Katar, dhe në 21 finalen e mundshme. Lodhjes së ndeshjeve duhet t’u shtohet edhe ajo e dy udhëtimeve prej mijëra kilometrash.

Sfidanti.al