Kuestura e Rexho Emilias nisi procedurën për përjashtimin nga evenimentet sportive të parashutistit që mesditen e së dielës zbarkoi në fushen e Mapei Stadium gjatë sfidës së Serisë A mes Sasuolos dhe Interit. Protagonisti I këtij episodi që ishte jashtë cdo programi u bë një 36 vjecar, rezident në Milano që ishte hedhur pranë aeroportit emilian ‘Campovolo’.
Për të u ngrit akuza e pushtimit të fushës ndërkohë që kasioni mund të sillte edhe rrezik për publikun e shumtë që ishte I pranishëm në stadium dhe futbollistët. Parashutisti që ka në kurrikulumin e tij 900 hedhje dhe 10 vjet eksperiencë u justifikua duke I thënë medias lokale se kishte një problem të lehtë me vidat e parashutës pas lëshimit dhe vendosi të kryente një ulje emergjente edhe pse nga lart nuk e kuptoi se kuadrati I gjelbër ishte një stadium.
Sfidanti.al