Mark Markez tashmë e ka arkivuar titullin e tetë botëror në MotoGP, por spanjolli nuk ka ndërmend të tolerojë aspak në pjesën e mbetur të sezonit. 26 vjecari e tregoi këtë në Cmimin e madh të Japonisë të cilin e fitoi madje duke dominuar në pistën e Motegit me një lehtësi carmatosëse
Markez e nisi garën nga pole position dhe shumë shpejt krijoi një diferencë të madhe nga pjesa tjetër e pilotëve, I vetmi që ishte në gjendje që të garonte me ritmin e marsianit katalanas të MotoGP ishte Kuartararo, rivali I vetëm I besueshëm I Markez. Por edhe francezi në fund u detyrua të dorëzohej dhe të kënaqej me vendin e dytë në këtë garë që gjithsesi I siguron të paktën titullin ‘Rookie I vitit’ e për më tepër e lejon të parakalojë në klasifikimin e përgjithshëm, Valentino Rosin.
Ky I fundit përjetoi makthin e radhës, teksa e nisi garën nga vendi I 14 për t’u ngjitur deri në vendin e 10, por kur kishin mbetur 4 xhiro nga fundi u rrëzua për të mbyllur një tjetër fundjavë për t’u harruar. Garë të mirë bëri Andrea Doviciozo që diti të mbrojë vendin e tretë në garën e Japonisë.
Sfidanti.al