Në ligën e Kampioneve; Reali pa Bejl e Modric ndaj Gallatasarajit

Konfirmohen frikërat e Zinedine Zidane të shfaqura përpara periudhës se pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Trajneri I Realit të Madridit në fakt nuk do të ketë në dispozicion për sfidën e mesjavës së Ligës së Kampioneve me Gallatasarajin, Luka Modric dhe Garet Bejl. Mesfushori kroat ka pësuar një dëmtim në kuadricepsin e djathtë, ndërkohë që edhe uellsiani ka probleme fizike.

Ajo që do të luhet në mbrëmjen e së martës është shumë e rëndësishme për Realin e Madridit dhe ecurinë e tij në Ligën e Kampioneve duke qenë se Los Blancos janë në vendin e fundit në grupin e tyre me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve.

Megjithatë jo cdo lajm është I keq për Realin e Madridit në prag të sfidës me Gallatasarajin. Zidane në fakt do të ketë në dispozicion për këtë përballje Eden Hazard, Karvahal dhe Kros. Belgu nuk udhëtoi në Palma për shkak të lindjes së fëmijës së tij të katërt, ndërsa Karvahal rikthehet në fushat e lojës pasi u bë protagonist I rotacionit. Kros nga ana e tij, nuk u bashkua me kombëtaren gjermane për shkak të një dëmtimi muskular të pësuar në sfidën me Granadën, por koha e riaftësimit të tij u shkurtua dhe ka shanse që ai të luajë në sfidën e Turqisë ndaj Gallatasarajit

Ndërkaq, mungesave të Modric dhe Bejl, I bashkone edhe ato të Asensios, Nacos për shkak të dëmtimeve të rënda dhe Lukas Vaskez, edhe ky në infermieri por me një perspektivë më optimiste për rikthimin e tij.

Sfidanti.al