Koret raciste në Bullgari, Stoickov shpërthen në lotë në mes të emisionit

Koret raciste dhe përshëndetjet naziste që u panë në stadiumin Levski të Sofjes në sfidën mes Bullgarisë dhe Anglisë dhe që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes disa herë bëri që ylli I futbollit bullgar, Hristo Stoickov të ndjejë turp dhe të shpërthejë në lotë në një studio televizive. Gjithcka ndodhi gjatë emisionit ‘Futbol Central’ në Meksikë, në momentin kur Stoickov po kërkonte një sanksion ekzemplar për vendin e tij për këto akte raciste.

‘Cila do të ishte zgjidhja?-ishte pyetja e gazetares për Stoickov

‘Mbyllja e stadiumit, ose përjashtimi nga të gjitha aktivitetet për 5 vjet sic ndodhi me Anglinë,  si për kombëtaren ashtu edhe në rang klubesh-u shpreh Stoickov që më pas nuk e përmbajti dot veten dhe nuk I përmbajti dot lotët.

Ndërkaq, trajneri I Bullgarisë, Kasimir Balakov u tërhoq nga deklarata e tij në lidhje me koret raciste dhe I kërkoi ndjesë skuadrës angleze. Pas përfundimit të ndeshjes, Balakov kishte deklaruar se nuk kishte dëgjuar kore raciste, ndërkohë që u ankua për sjelljen e tifozëve anglezë. Por më pas nëpërmjet postës elektronike dërguar mediave, balakov bëri prapakthehu dhe kërkoi ndjesën e tij.

Në të njëjtën kohë për këtë ngjarje u vunë në lëvizje edhe autoritetet shtetërore në Bullgari teksa gjatë ditës së mërkurë disa tifozë u arrestuan për koret raciste dhe përshëndetjen naziste.

sfidanti.al